Përcaktohet plani i punës për Maturën Shtetërore 2026, forcohen masat ndaj çdo shkeljeje

Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore KOMSH ka nisur zyrtarisht punën përgatitore për Maturën Shtetërore 2026, një proces me rëndësi të veçantë për mijëra nxënës që përmbyllin arsimin e mesëm në të gjithë vendin.


Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore KOMSH ka nisur zyrtarisht punën përgatitore për Maturën Shtetërore 2026, një proces me rëndësi të veçantë për mijëra nxënës që përmbyllin arsimin e mesëm në të gjithë vendin.

Në një takim të zhvilluar me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, u përcaktuan pikat kryesore të planit të punës me qëllim garantimin e një procesi të drejtë, të qetë dhe transparent për çdo maturant.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se gjatë këtij viti do të forcohen masat ndaj çdo shkeljeje, si nga ana e maturantëve që nuk respektojnë rregullat, ashtu edhe nga administratorët dhe përgjegjësit e provimeve, në mënyrë që të sigurohet integriteti dhe besueshmëria e procesit.

Gjithashtu, Kumbaro theksoi edhe rëndësinë e një fushate informuese dhe sensibilizuese në çdo shkollë të vendit, për të sqaruar rregullat, afatet dhe procedurat e Maturës Shtetërore 2026.

“Me përgjegjësinë që KOMSH ka për ta bërë këtë proces të qartë dhe dinjitoz për secilin maturant shqiptar, do të zhvillohet edhe një fushatë komunikimi dhe sensibilizimi shkollë më shkollë, për të informuar nxënësit, mësuesit dhe prindërit mbi të gjitha rregullat dhe afatet e Maturës Shtetërore 2026”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Procesi i Maturës Shtetërore 2026 do të vijojë në javët në vijim me takime teknike, përditësim të udhëzimeve dhe harmonizim të procedurave në të gjitha qarqet e vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit