Filo-Çela: Forcojmë turizmin, shtyllë e rëndësishme e zhvillimit lokal

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo prit sot në një takim Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela.


Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo prit sot në një takim Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela. Në fokus të takimit ishte vizioni për të ndërtuar një turizëm të qendrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Në një postim në rrjetet sociale, Filo nënvizon se gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, u analizua sezoni turistik 2025, ku Korça u veçua për qasjen “All Senses” në planifikimin dhe organizimin e eventeve. Kjo qasje ka mundësuar ofrimin e përvojave të plota për vizitorët, duke përfshirë artin, gastronominë, natyrën dhe mikpritjen korçare.

“Korça po e ndërton me vizion dhe bashkëpunim të qëndrueshëm suksesin e saj turistik”, shkruan Filo.
“Nëpërmjet eventeve të kategorisë Art-Fest, si dhe shpërndarjes së aktiviteteve edhe në fshatrat turistike përreth, Korça ka arritur të jetë një nga 5 bashkitë me më shumë evente në vend gjatë sezonit 2025. Faleminderit Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin digjital të Korçës në tregjet ndërkombëtare. Së bashku po e forcojmë turizmin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit lokal”, përfundon Filo.

Burimi ATSH

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…