Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion dhe identifikimin e barrierave për investime

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella deklaroi sot nga Berlini se “Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shndërrohen në skandale”.


Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella deklaroi sot nga Berlini se “Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shndërrohen në skandale”.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, Diella ishte e ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, në kuadër të Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

“Si ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësojë Shqipërinë e shoh se si qeverisja dhe teknologjia mund të evoluojnë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo.

Diella theksoi se planifikon ta revolucionarizojë qeverinë jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer.

“Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo bazuar në intuitë në atë bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente”, shtoi ajo.

Sipas ministres së Inteligjencës Artificiale, çdo ministri do të ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që nuk janë efikase, të automatizojë punën e përsëritur dhe t’i bëjë rezultatet të matshme në kohë reale.

“Transformimi nuk është për hir të teknologjisë, por ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore”, theksoi ajo.

Për bizneset, Diella u shpreh se kjo nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre.

“Shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe nga radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike”, theksoi ajo.

IA, sipas Diellës, “do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”.

Diella theksoi se “përdorimi i Inteligjencës Artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global”.

“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon se IA në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi sot në dispozicion”, theksoi ajo.

Sipas Diellës, “mesazhi ynë është i thjeshtë: teknologjia nuk fshin traditën, e lartëson atë. Duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna, në mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet u shërbejnë njerëzve”.

E pyetur mbi kryeministrin Edi Rama, Diella tha se kryeministri Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se inovacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon.

“Dëshira e tij për të eksperimentuar, të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Ai nuk e sheh IA si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua kjo lloj udhëheqje është frymëzuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale”, theksoi Diella.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…