Raporti i parë i monitorimit mbi reformat: Progres i dukshëm në transformim digjital dhe klimën e biznesit

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) prezantoi gjetjet e Raportit të saj të parë të plotë dhe të pavarur të monitorimit mbi Agjendën e Reformave të Shqipërisë, në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes (FRRr) së Bashkimit Evropian.


Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) prezantoi gjetjet e Raportit të saj të parë të plotë dhe të pavarur të monitorimit mbi Agjendën e Reformave të Shqipërisë, në kuadër të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes (FRRr) së Bashkimit Evropian.

Tryeza e rrumbullakët u organizua nën iniciativën e CDI-së “Rritja e Pjesëmarrjes Civile të Shqipërisë në Planin e Rritjes”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në vendin tonë.

Raporti nxjerr në pah progresin në krijimin e kornizave të qeverisjes dhe monitorimit dhe avancimin e zbatimit të reformave, pavarësisht procesit zgjedhor të majit 2025.

Progresi i regjistruar midis tetorit 2024 dhe qershorit 2025 reflekton përpjekje dhe vendosmëri të qëndrueshme në të gjitha institucionet.

Megjithatë ai nënvizon nevojën për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative dhe transparencës për të siguruar një zbatim gjithëpërfshirës të reformave.

Raporti thekson se reforma nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e ligjeve apo krijimin e institucioneve, ajo që ka rëndësi është kapaciteti operacional për të dhënë rezultate reale përqytetarët dhe aktorët e interesuar.

Krisela Hackaj, drejtore ekzekutive e CDI-së, theksoi se ky monitorim i parë u realizua ndërkohë që qeveria po përshtaste bazën ligjore dhe institucionale për të siguruar zbatimin e Facilitetit të Reformave dhe Rritjes.

“Gjetjet tregojnë vendosmëri nga institucionet, por gjithashtu nënvizojnë nevojën për udhëzime më të qarta mbi zbatimin, kontrollin dhe raportimin, për rritjen e transparencës dhe angazhimit publik, që të sigurohet se reformat japin ndikimin e synuar.”

Në fjalën e tij, ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nënvizoi rëndësinë e transparencës, angazhimit qytetar dhe partneriteteve të forta për të nxitur reformat e suksesshme.

Ai riafirmoi angazhimin e Holandës për të mbështetur iniciativa që sigurojnë zbatimin efektiv të reformave në dobi të qytetarëve.

Duke prezantuar gjetjet kryesore, Elvis Zerva, bashkëpunëtor i jashtëm i CDI-së dhe autor i raportit, theksoi se sipas metodologjisë së përdorur, 23 nga 36 hapat e reformës, për periudhën dhjetor 2024 – qershor 2025, konsiderohen të përfunduar, me progres të dukshëm në qeverisje, transformim digjital dhe klimën e biznesit.

Zerva identifikoi disa nga sfidat kryesore në monitorimin e Agjendës së Reformave: shumë hapa reformash nuk kanë tregues të qartë dhe të matshëm, duke e bërë të vështirë ndjekjen e progresit; korniza e vlerësimit përqendrohet më shumë te përputhshmëria formale sesa te zbatimi real; nuk ka udhëzime publike për atë që konsiderohet “përmbushje e kënaqshme”, veçanërisht në një kontekst ku kushtet e pagesës janë kryesisht cilësore; përditësimet mbi progresin e reformave komunikohen në mënyrë të parregullt, duke kufizuar transparencën dhe llogaridhënien publike.

Eridana Çano, drejtore e përgjithshme e SASPAC dhe Koordinatore Kombëtare e FRRr-së, theksoi se, ruajtja e ritmit të reformave është vendimtare, pasi performanca në të ardhmen do të varet jo vetëm nga veprimi, por edhe nga monitorimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme.

Ajo nënvizoi fokusin e Agjencisë në komunikim, duke e bërë Agjendën e Reformave më të prekshme dhe të aksesueshme për qytetarët, shoqërinë civile, median dhe akademinë.

Ritva Heikkinen, shefe e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri, vlerësoi punën monitoruese të CDI-së dhe dialogun konstruktiv që ajo nxit midis institucioneve dhe shoqërisë civile.

Ajo nënvizoi nevojën për të mbështetur dhe monitoruar me kujdes planin e punës të ministrive të linjës mbi miratimin dhe zbatimin e reformave, për të siguruar vazhdimësinë e ritmit gjatë periudhës së zbatimit.

Duke u bazuar në gjetjet e raportit, u paraqitën rekomandimet kryesore për forcimin e zbatimit të FRRr-së dhe sigurimin që reformat të japin impakt të matshëm:

Vendosja e një metodologjie të qartë, transparente dhe të publikuar për raportimin dhe vlerësimin e fondeve, për të siguruar konsistencë, besueshmëri dhe parashikueshmëri.

Promovimi i dialogut të strukturuar dhe të vazhdueshëm midis institucioneve, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit, duke përfshirë konsultime ex-ante për të parashikuar sfidat e reformave dhe konsultime ex-post për të ndarë progresin dhe për të mbledhur feedback.

Përmirësimi i komunikimit publik dhe angazhimit qytetar përmes fushatave të informimit të targetuara dhe planeve të komunikimit sektorial që përshkruajnë objektivat, përfitimet dhe impaktin e çdo reforme.

Forcimi i Komitetit të Monitorimit të RGF-së si një element qendror i kornizës së qeverisjes, duke siguruar pjesëmarrje aktive nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Ky raport i parë, së bashku me monitorimet e ardhshme, do të kontribuojë në debatet mbi agjendën e Shqipërisë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 dhe do të informojë Kuadrin Financiar Shumëvjeçar 2028–2034.

Burimi ATSH

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…