Kumbaro: Investimet në shkollën “Jakov Xoxa” zgjeruan ofertën për Fierin dhe zonat përreth

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në vijimësi të inspektimeve në qarkun e Fierit vizitoi shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në vijimësi të inspektimeve në qarkun e Fierit vizitoi shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Pas rikonstruksionit të kësaj shkolle, shtimi i mjediseve të reja ku studiohet për muzikë, arte figurative dhe koreografi, ka bërë që të rritet ndjeshëm cilësia e mësimdhënies.

“Shkolla “Jakov Xoxa” është një galeri e veçantë artesh”, u shpreh Kumbaro e cila takoi nga afër nxënës në arte figurative, muzikë e koreografi si dhe u njoh me përkushtimin e pasionin e mësuesve.

Kumbaro u shpreh se “investimet në infrastrukturë, bazë didaktike dhe kurikula kanë zgjeruar ofertën e kësaj shkolle për nxënësit e Fierit dhe zonave përreth, të cilët talentet mund t’i kthejnë në një profesion dhe të shkëlqejnë në të ardhmen”.

Pas investimit prej 70 milionë lekësh nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me bashkinë e Fierit kjo shkollë ofron kushte me standarde për nxënësit e pasionuar pas artit. Rikonstruksioni i shkollës përfshiu 6200 metra katrorë hapësirë të brendshme dhe 4500 m2 terrene të jashtme.

Shkolla artistike “Jakov Xoxa”, zanafillën e ka në vitin 1966 pranë shkollës 8-vjeçare “Andon Xoxa”, ku u çel klasa e parë për degët piano, violinë, klarinetë, oboe, fizarmonikë etj. Në vitin 1979 u themelua shkolla e mesme artistike. Shkolla pagëzohet me emrin e patriarkut të letërsisë shqipe, shkrimtarit myzeqar Jakov Xoxa dhe do të njihet me emrin “Shkolla e Mesme Artistike Jakov Xoxa”.

Tre vite më vonë, në vitin 1981 u çel dega e Arteve Figurative në pikturë dhe skulpturë, me specialitetet përkatëse: grafikë, tekstil, qeramikë, skenografi, stilim, fotografi artistike, gdhendje në dru dhe gur. Në vitin 1999 shkollës iu shtua statusi kombëtar. Prej 7 vitesh në këtë shkollë është çelur dhe një degë e re, ajo e koreografisë, ku studiohet si baleti klasik, ashtu edhe ai modern.

Burimi ATSH

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…