Korçë, mbi 27 mijë vizitorë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar gjatë këtij viti

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet kulturore më të vizituara në vend.


Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet kulturore më të vizituara në vend. Gjatë këtij viti, mbi 27 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar muzeun, duke e kthyer 2025-ën në një nga vitet me frekuentimin më të lartë.

Drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti bëri të ditur sot se pjesa më e madhe e vizitorëve janë të huaj, ndër të cilët kryesojnë shtetasit francezë.

“Nga janari, në shtator kemi pasur 27 mijë vizitorë, një ndër vitet më të mira për nga vizitueshmëria”, u shpreh ajo.

Gjatë vitit janë hapur disa ekspozita të reja, prej të cilave dy vijojnë të jenë ende të hapura. Ndër to spikat ekspozita “Koleksioni i botimeve religjioze”, ku për herë të parë prezantohen botime të rralla që kanë qenë pjesë e kishave dhe katedraleve të vjetra.

Muzeu ka pasuruar fondin e tij me ikona dhe vepra të reja të artit mesjetar, duke ofruar një përvojë edhe më të pasur për vizitorët dhe duke forcuar rolin e Korçës si qendër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar u hap në qytetin e Korçës në 24 prill 1980. Ky muze konservon trashëgiminë më me vlerë, të krijuar nga piktorët shqiptarë nder shekuj.

Pikturat e periudhës pasbizantine janë ekspozuar në pavijonin e artit ikonografik. Ato janë piktura të shekujve XII dhe XIV. Në muze ndodhen rreth 7500 objekte artistike prej guri, druri, leshi, argjendi dhe metale të tjera. Ndër to janë 1200 objekte, ndërsa ikona janë rreth 6000, shumica me përkatësi kohore nga epoka e Bronzit dhe epoka e Hekurit. Gjithashtu përbëhet edhe nga kostumet folklorike, nga objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë