Manastirliu takim me gratë në Kashar: Fuqizim i rolit të gruas në komunitet

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë te kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.


Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë te kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.

Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin “Tirana 2030”, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas.

“Tirana e 2030 do të jetë qyteti që nuk le askënd pas. Tirana 2030 duhet të jetë qyteti që i jep mundësi grave, nënave, të kenë më shumë hapësira për punësim, falë mbështetjes dhe investimeve në çerdhe, kopshte, shkolla, për t’i lejuar ato për të pasur më shumë hapësirë.
Tirana 2030 do të jetë hapësira që ne do të krijojmë për nënat, për fëmijët, të cilët do të qëndrojnë edhe pas mësimit në shkollë”, tha ajo.

Manastirliu siguroi se “Tirana 2030” do të jetë Tirana ku ne do të jemi më afër njëri-tjetrit.

“Hapësirat publike që sot ne po i çlirojmë dhe po i kthejmë për njerëzit, mund të shërbejnë që t’i afrojmë komunitetet së bashku, të gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve me parqe, me hapësira çlodhëse, me hapësira sportive, aty në zonë, tek lagjet ku ne jetojmë dhe ku kalon pjesa më e madhe e kohës sonë”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se plani i saj ndërtohet mbi fuqinë e grave dhe vajzave, të cilat janë në zemër të çdo ndryshimi që ndodh në qytet, në familje, në punë dhe në komunitet.

“Unë e di dhe jam tërësisht e vetëdijshme se çfarë hallesh, problemesh dhe sakrificash kalojmë ne gratë, dhe gratë janë një fuqi e madhe që çon familjen përpara, por që çon komunitetin dhe shoqërinë përpara. E di shumë mirë se çfarë barre dhe përgjegjësie mbani mbi supe në të përditshmen tuaj, ashtu siç e di shumë mirë se çfarë force të jashtëzakonshme ju keni për të tejkaluar dhe për të kapërcyer sfida të mëdha, qoftë brenda familjes apo komunitetit. Por e di mirë që fuqia jonë është fuqia që e çon Tiranën përpara”, tha ajo.

Burimi ATSH

8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të…