Salla: Eksportet bujqësore në rritje të qëndrueshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve.

Gjatë një vizite në fermën e Admirim Shanit në Lushnjë, ministri vlerësoi shembullin e suksesit të fermerit, i cili së bashku me familjen kultivon në 25 hektarë tokë perime dhe varietete rrushi në serra.

Salla tha se, këto prodhime eksportohen jashtë vendit, duke përfaqësuar denjësisht etiketën “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

“Falë Skemës Kombëtare, fermerët si Admirimi kanë mundur të përqendrohen te prodhimi cilësor, duke mos u shpërndarë në kultura dytësore, por duke rritur rendimentin dhe ulur kostot përmes mekanizimit bujqësor”, u shpreh ministri.

Sipas tij, përmes mbështetjes së mëtejshme nga Skema Kombëtare e Investimeve, synohet pajisja me teknologji të reja, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të përmbushur kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.

Ministri theksoi gjithashtu se eksportet bujqësore po vazhdojnë të ruajnë një rritje të qëndrueshme, e cila lidhet ngushtë me politikat mbështetëse dhe orientimin e fermerëve drejt standardeve më të larta të prodhimit.

Fokusi i qeverisë mbetet nxitja e bujqësisë moderne dhe konkurruese, ku cilësia dhe teknologjia janë çelësi për zgjerimin e tregjeve dhe rritjen e të ardhurave për fermerët shqiptar.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Burimi ATSH

Salla takim me blegtorët: Mbështetje për rritjen e cilësisë së qumështit dhe luftën kundër informalitetit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me shoqatën “Blegtorët prodhues të qumështit”, ku u…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla takim me blegtorët: Mbështetje për rritjen e cilësisë së qumështit dhe luftën kundër informalitetit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me shoqatën “Blegtorët prodhues të qumështit”, ku u…