Aktivitetet artistike dhe kulturore gjatë kësaj jave

Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.


Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.

Ndër më të rëndësishmit mbetet Festivali Ndërkombëtar i Dancit i Tiranës (IDFT), festivali i cili hyn në javën e tij të tretë dhe të fundit. Pesë performanca do të zhvillohen në pika të ndryshme të qytetit: dy vepra të frymëzuara nga tradita mesdhetare në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit; një program me dy pjesë dhe hyrje të lirë në Teatrin Kombëtar – Arturbina, që fokusohet te forca dhe qëndrueshmëria e trupit; një performancë koreografike në Galerinë GOCAT; dhe një vepër kolektive në Piramidë, ku publiku bëhet pjesë e vetë performancës.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë njoftoi për shfaqjen “Kalorësi Hero”, një shfaqje që sjell në skenë historinë e kalorësit Guido, princit të guximshëm nga Andaluzia, i cili bie në dashuri me bukuroshen Arsinda. Kjo histori magjike do të vihet në skenën e Teatrit të Kukullave, në një shfaqje që bashkon humorin, fantazinë dhe mesazhet e vyera për të vegjlit. Fëmijët dhe prindërit mund ta ndjekin në datat 25 dhe 26 tetor.

Në kuadër të 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, vjen koncerti “Better Together” më 24 tetor, në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse. Ky aktivitet do të jetë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Nga Javët Kulturore Ndërkombëtare kujtojmë dhe Ditët Kinemasë Kazake në Tiranë të cilat sjellin për publikun shqiptar tri filma nga Kazakhfilm, që pasqyrojnë historinë, emocionin dhe shpirtin e Kazakistanit përmes kinemasë bashkëkohore. Ato do të shfaqen sot dhe nesër, në Qendrën e Artit “Agimi”.

Në COD do të vijojë të qëndrojë hapur ekspozita “No Art Zone” nga Vladimir Myrtezaj.

Në galerinë “Nikolet Vasia” të Durrësit, deri në fundjavë do të mund të ndiqet ekspozita “Ndjesi” nga Emjona Stasi, ndërkohë po në Durrës do të zhvillohet sonte mbrëmja letraro-muzikore “Naim Frashëri-in memoriam”, tek Torra Veneciane.

Në Galerinë “FAB” vijojnë të qëndrojnë të ekspozuara punimet e piktorit Gazmend Leka, në ekspozitën me titull “Magjia e vizatimit”.

Në Shkodër, nesër çelet ekspozita “Lëkura në huazim”, e Idlir Kokës, kuruar nga Stefano Romano, tek Shkodra ArtHouse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.