Sejko dhe Malaj, diskutim me liderët financiarë të rajonit për sfidat ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, morën pjesë në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, të organizuar nga Departamenti Evropian i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Takimi kishte në fokus sfidat ekonomike dhe perspektivat e politikave për Evropën, në një kontekst të pasigurt global, me qëllim ndarjen e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në rajon.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore 2025 të FMN-së dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Uashington, DC, ku Shqipëria përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga Guvernatori Sejko.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të Shqipërisë në këto forume thekson angazhimin e vendit për të ndjekur politika të qëndrueshme ekonomike dhe për të forcuar bashkëpunimin financiar ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gazetarja Rudina Xhunga,bashkëbisedim të hapur me komunitetin shqiptar në Greqi

Ambasada Shqiptare organizoi një mbrëmje të veçantë kushtuar fjalës, reflektimit dhe fuqisë së historive njerëzore, me gazetaren Rudina Xhunga

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia