Salla në Korçë: Mbështetje fermerëve dhe blegtorëve përmes Skemës së Subvencioneve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në qarkun e Korçës, ku ndaloi në fermën model të prodhimit dhe grumbullimit te qumështit A.F.A Sh.p.k.,


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në qarkun e Korçës, ku ndaloi në fermën model të prodhimit dhe grumbullimit te qumështit A.F.A Sh.p.k.,

Ferma, e krijuar që në vitin 2002, përfaqëson një shembull suksesi në mbarështimin e gjedhit, me 230 krerë lopë, të cilat ushqehen dhe milen me teknologji bashkëkohore, duke siguruar një rendiment prej 1000 litra qumësht në ditë.

Ferma funksionon me cikël të mbyllur, ku prodhohet e grumbullohet qumështi dhe më pas dërgohet në kompanitë përkatëse të përpunimit.

Gjatë vizitës, ministri Salla u ndal në diskutimin e Skemës Kombëtare të Subvencioneve, një mekanizëm që mbështet çdo vit fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore, si dhe theksoi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të skemës, me synimin për të rritur eficiencën dhe përfshirjen e më shumë fermerëve në mbështetjen shtetërore.

“Ferma të tilla janë modeli i zhvillimit që duam të promovojmë. Do të vijojmë të përmirësojmë mekanizmat mbështetës për të ndihmuar fermerët të rrisin prodhimin dhe të rrisin konkurrueshmërinë,” u shpreh ministri.

Më herët ministri zhvilloi një takim me punonjësit e drejtorive rajonale të institucioneve të varësisë së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qarkun e Korçës, ku diskutoi mbi çështjet dhe sfidat me të cilat ndeshet sektori bujqësor dhe agazhimin për forcimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj fermerëve.

“Jam i bindur se vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe përkushtimit profesional të ekipeve tona në terren mund të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm rural, duke ecur me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian”,tha Salla.

Burimi ATSH

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.