
Vengu: Inteligjenca Artificiale, hapi i radhës në strategjinë e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se do të hidhen hapat e radhës në strategjinë për mbrojtjen 2030, duke filluar nga implementimi i Inteligjencës Artificiale si instrument për sintetizimin e informacionit, zhvillimi teknologjik i Forcave të Armatosura në nivel kapilar dhe mbështetja e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet teknologjive inteligjente.
Vengu u shpreh se “inovacioni është në qendër të vizionit tonë për transformimin e gjithë konstelacionit të Mbrojtjes në një mekanizëm inteligjent dhe promotor të modernizimit”.
Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e përuruar në prill të 2024 synon ndër të tjera forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxisë zhvillimin e një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje.
Burimi ATSH