AZHBR: 7468 gra rurale kanë përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2024

Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale festohet çdo vit më 15 tetor, datë që nderon dhe vë në pah rolin kyç të grave që jetojnë dhe punojnë në zonat rurale.


Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale festohet çdo vit më 15 tetor, datë që nderon dhe vë në pah rolin kyç të grave që jetojnë dhe punojnë në zonat rurale, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin bujqësor, sigurinë ushqimore dhe ekonominë e qëndrueshme të vendit.

Në këtë ditë simbolike, vëmendja i drejtohet jo vetëm kontributit të tyre të palodhur në sektorin bujqësor, por edhe sfidave të shumta që ato përballojnë.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), bën të ditur se, në përputhje me politikat e qeverisë për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore në zonat rurale, ka ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e tyre.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 7468 gra kanë përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, një program subvencionesh që synon t’u japë grave mundësi më të mëdha për të ndërtuar sipërmarrje të qëndrueshme në bujqësi, agroturizëm dhe agroindustri.

Përmes programeve financiare, AZHBR synon jo vetëm të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi, por edhe të nxisë barazi më të madhe në përfitimin e burimeve, trajnimeve dhe teknologjisë bujqësore moderne.

Gratë rurale janë motori i jetës në fshat ato nuk janë vetëm fermere, por gjithashtu kujdestare të familjes, ruajtëse të traditave dhe shpesh inovatore në fushën e ushqimit të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërisë klimatike.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, institucionet publike dhe partnerët ndërkombëtarë theksojnë rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për rritjen e përfshirjes ekonomike të grave, përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

QKK: Vlerësimi për Luana Bajramin në çmimet Oscar, dëshmi e fuqisë krijuese të artistëve shqiptarë

Aktorja shqiptare Luana Bajrami u nderua mbrëmjen e djeshme me çmimin Oscars për filmin me metrazh të shkurtër “Two People…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

QKK: Vlerësimi për Luana Bajramin në çmimet Oscar, dëshmi e fuqisë krijuese të artistëve shqiptarë

Aktorja shqiptare Luana Bajrami u nderua mbrëmjen e djeshme me çmimin Oscars për filmin me metrazh të shkurtër “Two People…