Shqipëri – BERZH, memorandum për avancimin e projekteve të depozitimit të energjisë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkroi sot me drejtoreshën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Europën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, një memorandum të ri bashkëpunimi


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkroi sot me drejtoreshën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Europën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, një memorandum të ri bashkëpunimi që synon të avancojë projektet e depozitimit të energjisë dhe të përmirësojë kuadrin rregullator të sektorit.

Ky memorandum përfaqëson një hap tjetër konkret në drejtim të forcimit të partneritetit midis qeverisë shqiptare dhe BERZH, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve energjetike dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

“Transparenca, konkurrenca dhe besueshmëria janë themelet mbi të cilat po ndërtojmë ankandet ndërkombëtare, të cilat po e forcojnë sektorin energjetik shqiptar dhe po e bëjnë vendin tonë shembull për rajonin”, deklaroi Balluku pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas saj, bashkëpunimi me BERZH është thelbësor për realizimin e objektivit kombëtar që Shqipëria të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030.

Nëpërmjet këtij partneriteti, pritet që vendi të përfitojë mbështetje teknike dhe financiare për zhvillimin e projekteve të reja të ruajtjes së energjisë, të cilat do të ndihmojnë integrimin më të plotë të burimeve të rinovueshme në sistemin elektroenergjetik kombëtar.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…