Progni: Mbi 900 mjete RETRO në Shqipëri, drejt eventeve ndërkombëtare

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Progni, bëri të ditur sot se flota e mjeteve RETRO në Shqipëri ka arritur tashmë në mbi 900 automjete, të cilat përfaqësojnë periudha të ndryshme të përdorimit dhe zhvillimit automobilistik në vendin tonë.


Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Progni, bëri të ditur sot se flota e mjeteve RETRO në Shqipëri ka arritur tashmë në mbi 900 automjete, të cilat përfaqësojnë periudha të ndryshme të përdorimit dhe zhvillimit automobilistik në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Progni theksoi se të gjitha këto mjete kanë kaluar përmes procedurave të Komisionit të Verifikimit dhe janë pjesë e një procesi të nisur që prej vitit 2019, kur u hodhën hapat e parë të projektit RETRO në kuadër të DPSHTRR.

Sipas tij, fokusi i kësaj nisme është: Rritja e numrit të mjeteve RETRO në vend, forcimi i bashkëpunimit me Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike FIVA; organizimi i aktiviteteve promovuese në zona të ndryshme të Shqipërisë; nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

“Një nga ngjarjet më të afërta të rëndësishme është pjesëmarrja e Shqipërisë në një event ndërkombëtar të mjeteve RETRO në Bolonjë të Italisë, që do të zhvillohet më 23 tetor 2025, ku vendi ynë do të përfaqësohet me disa nga mjetet më përfaqësuese historike”, tha Progni, teksa bëri të ditur se, “gjatë këtij eventi do të promovohet edhe aktiviteti i madh “Tirana Grand Prix”, i parashikuar të mbahet në vitin 2026”.

Ndërkohë, për muajin nëntor, me rastin e festave kombëtare, DPSHTRR ka planifikuar një event të veçantë me mjetet RETRO, ndërsa në fundvit do të rikthehet ngjarja tradicionale “Retro Christmas”, e cila është kthyer tashmë në një festë të përvitshme për komunitetin e pasionuar pas mjeteve historike.

“Një nga qëllimet tona kryesore është që përmes këtyre eventeve të promovojmë vlerat e trashëgimisë sonë automobilistike te të rinjtë, të cilët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për historinë që përfaqësojnë këto mjete”, u shpreh Progni.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, zhvilloi një takim me studentë të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, zhvilloi një takim me studentë të…