Samiti i Brdo-Brijuni-t, Musar: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, Milanoviç: Kroacia, ndihmë pa dallim

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, deklaroi sot se Sllovenia promovon zgjerimin e BE-së.


Presidenti Bajram Begaj mikpriti në Shqipëri liderët e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t, ndërsa pas seancës plenare doli në konferencë për mediet së bashku me së bashku me dy bashkëkryesuesit e Procesit të Brdo-Brijuni-t, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, deklaroi sot se Sllovenia promovon zgjerimin e BE-së.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologun e Kroacisë, Zoran Milanoviç, Musar u ndal te procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Besoj fort që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, jo vetëm për të mirën e tyre por edhe për të mirën tonë, sepse siguria dhe paqja në Evropë do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalim me sukses kësaj gjëje”, tha ajo.

Musar u shpreh se Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos po punon shumë fort për integrimin.

“Marta Kos po punon shumë fort drejt integrimit dhe shpresoj fort që të 27 vendet anëtare do të njohin nevojën për të përshpejtuar procesin. Kështu Sllovenia do të vazhdojë të jetë promovuese dhe duke gjetur zgjidhje për të përshpejtuar procesin”, tha ajo.

“Na duhen 27 vende që duhet ta mbështesin procesin. Mbani mend që BE u ngrit si proces paqeje dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi presidentja sllovene.

Milanoviç: Kroacia jep ndihmën e saj në rajon pa dallim

Ndërsa presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se, Kroacia jep ndihmën e saj në rajon pa dallim.

Ai u shpreh se, “këtë proces nuk e shoh si ndonjë formë e mentorimit të Sllovenisë dhe Kroacisë të vendeve që nuk janë anëtare të bashkësisë evropiane, sidomos ne si kryetarët e shteteve, sepse qeveria kroate ofron ndihma të mundshme vendeve në rajon pa i diskriminuar dhe besoj se ashtu do të vazhdojë”.

Ai gjithashtu u shpreh se, diskutohet pak për vetë organizimin e BE-së.

“Bashkësia evropiane është bërë administratë e madhe dhe e ndërlikuar, shumë pak diskutohet lidhur me vetë organizimin e bashkësisë evropiane. Nuk jam besimtar i bashkësisë evropiane, por e pranoj si organ të rëndësishëm për shtetet që të jenë të hapura. Edhe kufijtë që kemi vënë nuk kanë kuptim fare”, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët Presidenti kroat, Zoran Milanoviç.

Milanoviç gjithashtu shprehu dëshirën që forumi i ardhshëm të zhvillohet në Kroaci.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.