Delegacioni i BE-së: Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënoi sot vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë në Gjykatën e Apelit Tiranë


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënoi sot vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një njoftim për shtyp Delegacioni i BE-së thekson se “është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë”.

“Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i BE-së u shpreh se “kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend”.

Pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

Lexo më shumë nga

Salla në Berlin: Orientimi gradual drejt politikës së përbashkët bujqësore me BE, thelbësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla në Berlin: Orientimi gradual drejt politikës së përbashkët bujqësore me BE, thelbësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit Global…