Qeveria, rreth 31 milionë lekë për organizmin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për një shtesë fondi prej 31 753 000 lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025.

Sipas këtij vendimi “Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin 603 “Subvencione”, të programit 01320 “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 31 753 000 (tridhjetë e një milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025”.

Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian, që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Burimi ATSH

Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella po ndihmon Shqipërinë në rrugën drejt BE,…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia