Konferenca rajonale, ILD: Efikasiteti i drejtësisë, kriter për forcimin e shtetit të së drejtës

Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana


Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana, se cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë janë kritere të panegociueshme për progresin e vendeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe se komunikimi, shkëmbimi i përvojave e ndarja e dilemave profesionale, i shërbejnë forcimit të rolit të tyre për integritetin e sistemit të drejtësisë e besimin e qytetarëve, por edhe procesit të integrimit në BE.

Duke paraqitur konkluzionet e konferencës dyditore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha mes të tjerash, se “nga kjo konferencë do të marr me vete disa reflektime personale dhe profesionale. E para, se sfida jonë nuk është thjesht të fitojmë besimin e publikut, por të ndërtojmë një sistem drejtësie, që është i aftë të gjenerojë legjitimitet dhe vetëbesim, përmes cilësisë, efikasitetit dhe transparencës. Kontributi i institucioneve tona nuk është vetëm një profesion, por një mision që lidhet drejtpërdrejt me vlerat më të larta të shoqërisë së një vendi si drejtësia, besimi i qytetarëve dhe përgjegjësia publike. E dyta, se kemi më shumë të përbashkëta se veçanti dhe kjo është arsyeja pse bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një dëshirë dhe vullneti i mirë nga ana jonë, por jam i sigurt se është i domosdoshëm. Vetëm duke shkëmbyer përvoja, duke organizuar vizita pune, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke vijuar takime të tilla periodike, ne mund të arrijmë standarde të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.

Kjo përvojë e parë e organizuar në Tiranë është një dëshmi e qartë, se bashkëpunimi ynë rajonal ka potencial real për t’u kthyer në një traditë të qëndrueshme. Mund ta vazhdojmë këtë rrugëtim në qytetet e tjera të rajonit, duke e pasuruar gjithmonë me ide të reja, përvoja të reja dhe rezultate konkrete”.

Konferenca, që bëri bashkë në Tiranë në datat 25 dhe 26 shtator 2025, institucione të drejtësisë nga 6 vendet e rajonit tonë, u bashkorganizua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prezenca e OSBE në Shqipëri, me misionet e OSBE në kryeqytetet e rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup.

Për dy ditë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë së rajonit diskutuan rreth tri temave të mëdha: parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Burimi ATSH

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e…