Puzzo: Reforma në drejtësi, proces afatgjatë që duhet çuar përpara vazhdimisht

Institucione të drejtësisë nga rajoni u mblodhën, sot, në Tiranë, në konferencën dyditore “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, për të shkëmbyer përvoja, për të trajtuar sfida që lidhen me integritetin gjyqësor dhe për të diskutuar mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Konferenca, e para e këtij lloji, u realizua si një bashkëpunim i Prezencës së OSBE-së me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si edhe me misionet e OSBE-së në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup.

Në hapje të konferencës, drejtuesi i Departamentit të Shtetit të së Drejtës dhe të të Drejtave të Njeriut në Prezencën e OSBE-së, Mauro Puzzo, tha se, reforma në drejtësi nuk është diçka që vendoset njëherë e përgjithmonë, por një proces afatgjatë, që duhet mbështetur dhe çuar përpara vazhdimisht.

“Një shembull i qartë i nevojës për vazhdimësinë e reformës është mungesa e konsiderueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë arritur mjaft suksese, sfidat nuk kanë mbaruar. Për shembull, Inspektori i
Lartë i Drejtësisë funksionon me më pak se gjysmën e numrit të inspektorëve të parashikuar, që prej krijimit të tij në vitin 2020”, shtoi ai.

Konferenca u përshëndet edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia