Lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme, Begaj: Shqipëria qëndron krah aleatëve strategjikë

Presidenti Bajram Begaj konfirmoi sot se Shqipëria qëndron krah partnerëve dhe aleatëve strategjikë dhe mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.


Presidenti Bajram Begaj konfirmoi sot se Shqipëria qëndron krah partnerëve dhe aleatëve strategjikë dhe mbetet e përkushtuar në politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.

Në një intervistë televizive nga Nju-Jorku, ku po merr pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Begaj foli mbi situatën gjeopolitike në të cilën po zhvillohet ky sesion, duke përfshirë luftën në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme si dhe situatën në Gaza.

“Sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mbahet në një kohë sfidash sigurie, dhe zhvillimesh dinamike gjeopolitike. Lufta në Ukrainë, konflikti në Lindjen e Mesme, situata në Gaza janë çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejta, të mençura që duhet të jenë të bazuara te diplomacia dhe jo te konflikti, jo te dhuna, jo tek armët”, theksoi ai.

Begaj konfirmoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në Kartën e OKB-së dhe në të drejtën ndërkombëtare, dhe mbështet shumë multilateralizmin dhe rendin e bazuar në rregull.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Presidenti konfirmoi se Shqipëria e ka dënuar që në fillim agresionin e padrejtë dhe të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.

“Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i qartë në mbështetje të Ukrainës qoftë politikisht, diplomatikisht, qoftë ushtarakisht, dhe me asistencë humanitare. Kemi mbështetur të drejtën e popullit të Ukrainës për t’u mbrojtur dhe për lirinë. Po ashtu kërkojmë që të ketë një llogaridhënie për këtë agresion rus dhe patjetër mbështesim çdo lloj zgjidhje diplomatike e cila është e udhëhequr nga SHBA dhe BE për të pasur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranuar”, shtoi ai.

Begaj theksoi se “Rusia nuk ka një vullnet që duhet të çojë në një zgjidhje të duhur të këtij konflikti. Ne kemi parë incidente si ai i Polonisë, Rumanisë, në Estoni apo së fundi në Danimarkë të cilat janë serioze. Por mendoj që përgjigjja e unifikuar ka treguar aftësi nga aleanca dhe Polonia dhe vendet e tjera të prekura që kanë treguar vullnetin e duhur për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës”.

Lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, Begaj theksoi se “Shqipëria mbështet çdo zgjidhje politike, diplomatike dhe pajtuese, që respekton të drejtën ndërkombëtare, dhe reciprocitetin”.

Duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Begaj u shpreh se “proceset integruese, demokratizimi i shoqërisë, sidomos të Kosovës, janë të lidhura ngushtësisht me partneritetin me SHBA”.

Presidenti theksoi se “ngritja e institucioneve është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për politikanët e Kosovës, por më së shumti për qytetarët e Kosovës”.

“Patjetër, siguria jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është e garantuar nga misioni i KFOR dhe ALTEA në Bosnjë dhe mendoj që, analizën se pse është arritur në këtë situatë duhet ta bëjnë autoritetet e Kosovës”, u shpreh Begaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë