Begaj në Nju-Jork: Për Shqipërinë, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në Nju-Jork.


Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në Nju-Jork.

Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas Presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për të parandaluar rrëshqitjen e botës drejt përçarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën.

“Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Presidenti Begaj.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijuar krisjen e rendit global, Presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilateralizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektive të institucioneve ndërkombëtare, Presidenti Begaj sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre.

Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive të kapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të mëdha e të vogla në frymën e multilateralizmit, Kreu i Shtetit theksoi nevojën për më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese.

“Pa multilateralizëm”, theksoi Begaj, “bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tij për institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë