“Shqipëria e bukur” – Pamje nga Thethi i rilindur

Në kuadër të rubrikës, “Shqipëria e bukur”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi përpara kishës së Thethit.


Fshati turistik i Thethit, i ndodhur 70 km larg Shkodrës, është një nga më të vizituarit në të gjitha stinët nga turistë vendas e të huaj.

Këto ditë të para vjeshte, Thethi është i mbushur plot me turistë, të cilët tregojnë interes për pasuritë natyrore të kësaj zone si dhe trashëgiminë kulturore dhe historike.

Në kuadër të rubrikës, “Shqipëria e bukur”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi përpara kishës së Thethit.

“Thethi i rilindur”, shkruan Rama teksa në foto shfaqen turistët e ulur në sheshin përpara kishës së famshme.

Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë monumentet e natyrës si, Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…