Rama: Vendosim teknologjinë në dispozicion të edukimit

Kryeministri Edi Rama shprehu sot besimin se teknologjia është bekim për vendet si i yni.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot besimin se teknologjia është bekim për vendet si i yni.

Në paraqitjen e ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evisa Sala, Rama theksoi se në rast se nuk do të ishte teknologjia digjitale apo AI së fundmi, do të duhej shumë më tepër kohë për të fituar terrrenin që na ndan nga vendet më të zhvilluara.

“Mirëpo, pikërisht teknologjia i vjen në ndihmë vendeve në zhvillim, si një forcë që rrit në mënyrë eksponenciale shpejtësinë e transformimit dhe prandaj edhe thuhet që nuk jetojmë më në kohën e progresit linear, por jetojmë në kohën e progresit eksponencial dhe në këtë aspekt besoj që na takon të bëjmë thjesht dhe vetëm zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim zgjedhjet e duhura me investimin e duhur për të pasur sukses”, tha Rama gjatë prezantimit të Salës të organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nga ana tjetër teknologjia dhe AI nuk e zëvendësojnë dot edukimin dhe specializimin e lartë të njerëzve, në këtë rast të mjekëve apo edhe infermierëve. Kështu që paralelisht teknologjinë duhet ta vendosim edhe në dispozicion të edukimit, edhe të atij që quhet edukim në vazhdim për të pasur gjatë gjithë kohës një trupë të informuar me çdo të re të aktualitetit”.

“Unë e kam parë shumë, shumë i inkurajuar atë që ka nisur me spitalin “SHEBA’’ dhe në këtë aspekt. Vizitat e punës, në një qendër ekslence botërore dhe për hir të së vërtetës, më ka ardhur shumë mirë nga raportet e tyre që janë shumë vlerësuese për mjekët me të cilët ata kanë punuar apo me të cilët ata kanë ndërvepruar edhe gjatë periudhave të vizitave atje. Madje, ua kam kërkuar edhe në mënyrë specifike duke qenë se ka qenë një komunikim i brendshëm, që të më thonë realisht çfarë opinioni kanë, pa zbukuruar asgjë dhe më kanë siguruar që në aspektin profesional, ky spital sipas tyre, ka mjekë të nivelit të lartë, por natyrisht nuk kanë harruar të më thonë edhe tjetrën, që ajo që mungon, është organizimi dhe është bashkëveprimi mes mjekëve dhe trupës”, nënvizoi Rama.

Pra, tha Rama, në një farë mënyre, është njësoj si një skuadër, ku më vete të gjithë janë lojtarë të kuotuar, por kur bëhen bashkë nuk e fitojnë dot ndeshjen me atë rezultat që duhet ta fitojnë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin…