
Rama: Në mandatin e katërt, transformim i shërbimit shëndetësor përtej infrastrukturës dhe pagave
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se prioritet i mandatit të katërt qeverisës do të jetë transformimi i mëtejëshëm i shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se prioritet i mandatit të katërt qeverisës do të jetë transformimi i mëtejëshëm i shërbimit shëndetësor për qytetarët.
Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, Rama solli në vëmendje disa prej piketave kyçe që janë vendosur në tre mandatet e kaluara.
“Në mandatin tonë të parë ne mbyllëm borxhet e trashëguara të sistemit tonë shëndetësor. Në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme për të transformuar infrastrukturën e sistemit tonë shëndetësor ku praktikisht transformuam shumë spitale, ndërtuam spitale të reja dhe qindra qendra shëndetësore”, ttha Rama.
Ndërkohë në mandatin e tretë, kryeministri nënvizoi se u rritën në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve dhe infermierëve, duke i vendosur në një nivel të përafërt me rajonin.
“Ndërkohë që në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit për sa i përket asaj që duhet që shëndetësia, shërbimi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej infrastrukturës së transformuar dhe përtej asaj që i detyrohemi mjekëve dhe infermierëve si shpërblim të punës së tyre”, shtoi Rama.
Burimi ATSH