Rama: Inteligjenca Artificiale, shpejtësi në transferimin ligjor të BE-së tek legjislacioni ynë

Rama kujtoi se Kroacisë, e cila faktikisht shkëlqeu në procesin e negociatave, iu deshën 7 vjet për të bërë punën që Diella po e bën për më pak se dy vjet.


“Ministria e Drejtësisë është një nga vatrat e aktivitetit të Inteligjencës Artificiale, qoftë me transferimin e korpusit ligjor të BE-së në korpusin ligjor të Republikës së Shqipërisë, i cili falë Diellës po zhvillohet me një shpejtësi të panjohur me këtë proces”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit tëe ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Rama kujtoi se Kroacisë, e cila faktikisht shkëlqeu në procesin e negociatave, iu deshën 7 vjet për të bërë punën që Diella po e bën për më pak se dy vjet.

Kryeministri Rama konstatoi se diferenca është kaq e thjeshtë dhe u kërkoi angazhim të fortë për ta çuar Inteligjencën Artificiale në çdo skaj të aktivitetit paralelisht me transferimin ligjor të BE-së që na jep mundësinë për të qenë kaq ambiciozë për të mbyllur negociatat në 2027.

Rama vuri në dukje se “përveç reformave, angazhimeve dhe gjithë rezultateve të ne njerëzve, na duhet Inteligjenca Artificiale sepse fizikisht do të ishte e pamundur që 4 mijë e disa qindra ligje e akte nënligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes dhe me juristë njerëz. Një armatë të tërë me të tillë ka angazhuar Kroacia dhe një armatë me të tillë kanë angazhuar të gjitha vendet”.

Ndërkohë, shtoi Rama, që ne përkthyesit e juristët i kemi për të kontrolluar çfarë bën Diella.

“Çdo ditë puna e Diellës bëhet më cilësore sepse modeli i Inteligjencës Artificiale është ky sa më shumë fut aq më shumë mëson dhe nuk harron asgjë. Nuk i ndërhyn askush nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…