Pavioni i kardiokirurgjisë, investimi më i ri me aparatura moderne në QSUNT

Spitali i ri i kardiokirurgjisë do të jetë i pajisur me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.


Pas prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Dr. Evis Sala, Kryeministri Edi Rama vizitoi pavionin e ri të kardiokirugjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një investim transformues i cili do të ofrojë një nivel të lartë shërbimi mjekësor ndaj qytetarëve.

Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja e re e Shëndetësisë Prof.Dr Evis Sala, ish-ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, drejtori i Përgjithshëm Florenc Spaho dhe stafi i mjekëve pranë QSUNT.

Spitali i ri i kardiokirurgjisë do të jetë i pajisur me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.

Godina ka një sipërfaqe ndërtimi prej 4.000 metra katrorë, me një shtesë prej 500 metra katrorë.

Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.

Gjithashtu, në katin e dytë të këtij spitali të ri do të kryhen edhe shërbimet e kirurgjisë vaskulare.

Në katin e tretë ndodhet blloku operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale. Në të njëjtin kat, është i vendosur edhe shërbimi i reanimacionit, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile

Kryeministri Edi Rama parashtroi sot gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari se duhet menduar për ndërmjetësimin me inteligjencë…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile

Kryeministri Edi Rama parashtroi sot gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari se duhet menduar për ndërmjetësimin me inteligjencë…