Negociatat me BE, Rama: Provim sfidues i kaluar me sukses nga administrata publike

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot fuqinë e konsiderueshme profesionale që dëshmoi administrata publike në procesin e negociatave për anëtarësim.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot fuqinë e konsiderueshme profesionale që dëshmoi administrata publike në procesin e negociatave për anëtarësim.

Gjatë prezantimit të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, Rama u ndal te roli i kësaj ministrie në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ministria e Drejtësisë ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe është pozitive që në krye të ministrisë vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar në procesin e negociatave, i cili natyrisht ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitet dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen drejtpërdrejt me themeloret”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se procesi i negociatave na ka vënë përballë një realitet që nuk e njihnim lidhur me kapacitetet e administratës publike.

“Suksesi ynë varet shumë nga kontributi dhe cilësia e kontributit të secilit prej jush. Negociatat për anëtarësim ne na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike, sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh, as të mundëson që të bësh makiazh”, shtoi Rama.

Kryeministri vlerësoi kontributin e afro 1 mijë punonjësve të shërbimit civil dhe të institucioneve të tjera në përballjen me procesin e skanimit të situatës.

“Puna e tyre në çeljen e negociatave mori duartrokitje nga Brukseli. Kjo ishte një surprizë e mirëpritur. Frika ime më e madhe ishte çfarë do bëjmë ne kur të happen negociatat se do lëmë nam. Unë personalisht isha influencuar nga gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë papushim në kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Patjetër që ka probleme, por që administrata jonë e nivelit të parë të dilte me duartrokitje nga një proces ku ka pasur vende që nuk kanë dalë mirë, kjo është një arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, ky ishte një provim sfidues dhe e kapërcyen me sukses.

Duke u ndalur te puna e Ministrisë së Drejtësisë, Rama tha se ka plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, ku është bërë një punë e jashtëzakonshme por kapacitetet janë zhvilluar dhe burimet financiare janë shtuar, ndaj mund të bëhet edhe më tepër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…