Forumi i 12-të i BRAF në Tiranë, në fokus gjuha e urrejtjes në mediet audiovizive dhe platformat online

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.


Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të vendeve të Detit të Zi, BRAF.

Përgjatë dy ditëve, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF kanë diskutuar mbi një temë të mprehtë për nga problematika që paraqet në këto kohë zhvillimi teknologjik, siç është Gjuha e Urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online.

Në forum ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BSEC.

Zëvendëssekretarja e Parë e Përgjithshme e Sekretariatit të Përhershëm të kësaj organizate, Dr. Merve Safa Kavakcı, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi qëndrueshmërinë e BSEC për projekte të rëndësishme, si Agjenda Ekonomike, “Blue Port Index” dhe sistemi digjital PERMIT.

“Bashkëpunimi me BE-në dhe projekti “Blueing the Black Sea” synojnë të nxisin zhvillimin, inovacionin mjedisor dhe qëndrueshmërinë rajonale”, tha ajo.

Ndërsa kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, theksoi rëndësinë e luftës kundër gjuhës së urrejtjes, në të gjitha format e shfaqjes së saj, por edhe rëndësinë që kanë forume të tilla për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes vendeve.

“Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale. Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si gjuha e urrejtjes mbetet ende një sfidë”, nënvizoi Krasniqi.

Në panelet e diskutimit të Forumit të 12-të të BRAF, përfaqësuesit e rregullatorëve të Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë diskutuan për “Gjuhën e Urrejtjes dhe Të Drejtën për Informim në median audiovizive”.

Trajtimi i rasteve konkrete, eksperiencat e secilit prej vendeve pjesëmarrëse, diskutimi mbi to për zgjidhjet ligjore dhe jo vetëm, theksuan edhe një herë problematikën që paraqet dhe pasojat e gjuhës së urrejtjes, në të gjitha format që ajo shfaqet.

Përfaqësues të rregullatorëve të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në çështje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut dhe perspektivës ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online.

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes është një objektiv i rëndësishëm në përditshmërinë e punës në AMA. Përveç ndryshimeve ligjore të kryera, aktualisht po punohet për transpozimin e akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias, EMFA, apo Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA.

Mbeten gjithashtu prioritet ankesat e publikut, monitorimi dhe analiza e përmbajtjeve audiovizive, si dhe Edukimi Mediatik i Publikut si një investim i rëndësishëm në krijimin e një audience të mirë orientuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja…