Begaj: Shqipëria mirënjohëse SHBA-ve për kontributin në modernizimin e Forcave të Armatosura

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën e rëndësishme, e vlerësoi vizitën e tij si një dëshmi e qartë e angazhimit të SHBA-ve dhe NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

“Shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon i janë falënderues SHBA-ve për kontributin e tyre historik ndaj nesh”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës vlerësoi iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut A5 si një iniciativë që ka kontribuar në anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO, por edhe për rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Kreu i Shtetit theksoi se, “Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për kontributin për modernizimin e Forcave të Armatosura, si edhe për çdo ndihmë që ata kanë dhënë për integrimin Euroatlantik të Shqipërisë”.

Biseda u fokusua, gjithashtu, në sfidat e sigurisë me të cilat po përballet vendi ynë.

Presidenti Begaj theksoi se, Shqipëria vlerëson KFOR-in si faktor të rëndësishëm stabiliteti dhe sigurie për të gjithë rajonin dhe se vijimi i pranisë së SHBA-ve në rajon është domosdoshmëri.

Po ashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi si shumë të rëndësishëm vijimin e stërvitjeve të përbashkëta si “Defender Europe”.

Kreu i Shtetit u shpreh se, “Shqipëria do të vijojë të jetë kontribuuese aktive në mbrojtjen kolektive nëpërmjet pjesëmarrjes në misione dhe operacione të NATO-s, me investime në infrastrukturën ajrore, tokësore dhe detare, ku rëndësi strategjike i është dhënë Portit në Porto Romano dhe Korridorit 8”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi në takim se Shqipëria është thellësisht e angazhuar për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe anëtare e përkushtuar e NATO-s.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…