Ibrahimaj: Partneriteti me BE-në, çelësi për integrim dhe konkurrueshmëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në panelin e diskutimit për integrimin dhe konkurrueshmërinë e Evropës, gjatë “Tirana Economic Forum”, theksoi se sfidat aktuale kërkojnë më shumë integrim dhe bashkëpunim ekonomik.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në panelin e diskutimit për integrimin dhe konkurrueshmërinë e Evropës, gjatë “Tirana Economic Forum”, theksoi se sfidat aktuale kërkojnë më shumë integrim dhe bashkëpunim ekonomik.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se mbi 70% e eksporteve shqiptare shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa miliarda euro investime europiane kanë ndërtuar sektorë të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare.

Sipas saj, mbi 10 milionë vizitorë nga BE vitin e kaluar tregojnë lidhjen e ngushtë të Shqipërisë me tregun e përbashkët evropian.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është vetëm një çështje gjeografike, por një zgjedhje strategjike politike dhe ekonomike që forcon konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj nënvizoi se me afërsinë gjeografike, energjinë e pastër, rininë e kualifikuar dhe potencialin digjital, Shqipëria po bëhet një shtyllë e re për një Bashkim Evropian më të integruar dhe më të fortë.

Të dhënat e fundit të INSTAT-it që përfshijnë 7-mujorin e këtij viti tregojnë se shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,7% të gjithë tregtisë.

Eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51,8% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 26,9% dhe Greqia me 7,6%.

Lexo më shumë nga

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj viziton Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me…