Nis puna për ballkonet panoramike në 12 qarqet, nxitje turizmit natyror

Shqipëria do të pasurohet me një rrjet të ri ballkonesh panoramike në zonat e mbrojtura, përmes një projekti të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), i cili synon të ofrojë për vizitorët eksperienca turistike më të plota, ndërgjegjësuese dhe edukative në natyrë.

AKZM bën të ditur se, projekti i titulluar “Ballkone panoramike në rrjetin e zonave të mbrojtura: studim, përmirësim, mirëmbajtje”, do të shtrihet në 12 qarqet e vendit dhe do të realizohet në pika strategjike me vlera të larta natyrore dhe peizazhore, si: Kapinovë (Berat); Lugina e Lurës (Dibër); Divjakë–Karavasta (Fier); mali i Kallabakut (Kukës)
dhe disa të tjerë.

Në vijim të projektit është zhvilluar edhe takimi i parë teknik me ekspertët për hartimin e projekteve, çka shënon nisjen zyrtare të punës për realizimin e këtij vizioni natyror dhe turistik.

Ballkonet panoramike do të jenë struktura të lehta, të ndërtuara me materiale ekologjike dhe me ndikim minimal në mjedis.

Ato do të përdoren jo vetëm për vëzhgim të natyrës, por edhe për informim, edukim dhe ndërgjegjësim të vizitorëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe trashëgimisë natyrore.

Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvilluar infrastrukturën turistike në zonat e mbrojtura, duke nxitur diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë, përtej destinacioneve tradicionale bregdetare.

Burimi ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia