Rreth 125 mijë vizitorë, Gonxhja: Parku Arkeologjik i Shkodrës, destinacion i preferuar

Parku Arkeologjik i Shkodrës vijon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj.


Parku Arkeologjik i Shkodrës vijon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e tetëmujorit të këtij viti gjatë të cilit ky park u vizitua nga rreth 125 mijë turistë.

Kalaja e Rozafës dhe historia e saj tërheq si vendasit edhe të huajt. Gjatë sezonit veror, Shkodra vizitohet për shumë aktivitete, si për liqenin, malet, dhe “shpirtin” e saj plot sharm e mikpritje.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Shkodrës, mbushur me turistë që eksplorojnë bukuritë e peizazhit dhe dhe vlerat arkeologjike të këtij siti kulturor.

Gonxhja tha se “124,856 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Shkodrës që nga fillimi i vitit, duke e renditur atë ndër destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor në vend”.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja e Rozafës qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e lumi Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Ajo vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse.

Ndër objektet më të spikatura monumentale dhe historike të kalasë veçohet Barbakani në hyrje të Kalasë (Shek.XV), Kisha e Shën Stefanit e ndërtuar që në shek XIII, e cila pas pushtimit osman u transformua në xhami, si dhe Kapitenerinë e periudhës Veneciane që sot shërben si Muzeu i Kështjellës.

Burimi ATSH

Përfundojnë punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, Karakaçi: Segmenti i parë, i aksesueshëm për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, një projekt që konsiderohet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Përfundojnë punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, Karakaçi: Segmenti i parë, i aksesueshëm për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, një projekt që konsiderohet…