Rama: Të gjitha destinacionet historike të Shqipërisë, të mbushura me turistë

Kalatë, muzetë, parqet arkeologjike, qendrat historike, kulturore dhe objektet e kultit në të gjithë vendin, janë kthyer në pika atraksioni për turistët e huaj dhe vendas.


Kalatë, muzetë, parqet arkeologjike, qendrat historike, kulturore dhe objektet e kultit në të gjithë vendin, janë kthyer në pika atraksioni për turistët e huaj dhe vendas.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale një galeri fotosh nga disa prej atraksioneve më të bukura të vendit, ku grupe të mëdha turistësh njihen nga afër me këto site kulturore ku pasqyrohet historia shqiptare ndër shekuj.

Rama shprehet se “nga Kalaja e Gjirokastrës, te Kruja, e deri tek kishat dhe manastiret më të vjetra të vendit, të gjitha destinacionet historike të Shqipërisë janë sot të mbushura me turistë”.

Mbi 1 milion vizitorë kanë hyrë gjatë këtij viti në kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit. Krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve është rritur me 58%, ndërsa të ardhurat janë shtuar me 84%.

Për të gjitha vlerat që mbartin, si dhe si pjesë e atraksioneve historike e kulturore të Shqipërisë, kalatë, muzetë dhe objektet e kultit po tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, duke u kthyer në destinacione turistike gjithëvjetore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…