Spiropali: Integrimi në BE, misioni ynë historik

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali reagoi për herë të parë pas propozimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, për ta emëruar si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali reagoi për herë të parë pas propozimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, për ta emëruar si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi detyrën që i është besuar si një nder dhe përgjegjësi të madhe.

Spiropali theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 është një mision historik.

“Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale evropiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik. Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes evropiane. Mirënjohje”, shkruan Spiropali.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tha se “për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme”.

“Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë”, theksoi Hasani.

Hasni nënvizoi se e ka kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.

“Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkroi Hasani.

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste sot, kryeministri Edi Rama propozoi Elisa Spiropalin, si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me Tarquinio: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave teknike brenda 21 muajve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një…