Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital

Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në QSUT funksionojnë dy klasa të dedikuara për fëmijët e shtruar, të pajisura me mjete didaktike moderne dhe mësues të përkushtuar, të cilët kujdesen që asnjë nxënës të mos mbetet pas në arsim, pavarësisht sfidave shëndetësore që mund të përjetojë.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik, për të uruar një vit të mbarë shkollor për fëmijët që janë të shtruar dhe nuk mundën të jenë në klasë me moshatarët e tyre.

“Për ta, shkolla nuk është vetëm orë mësimi, por edhe guxim për të buzëqeshur mes vështirësive dhe forcë për të ëndërruar, edhe kur rruga duket më e gjatë”, u shpreh Spaho gjatë vizitës.

“Ju jeni vetëm disa ditë këtu dhe shumë shpejtë do t’i bashkoheni shokëve dhe shoqeve në klasat tuaja”, u tha Spaho fëmijëve, teksa i inkurajoi ata që shumë shpejt do të vazhdojnë bashkë me moshatarët e tyre, me të njëjtin pasion dhe dëshirë për dije, mësimin në shkollë.

Spaho vlerësoi punën e kryer për krijimin e një ambienti komod dhe të pajisur me mjetet shkollore, në mënyrë që fëmijëve për aq ditë sa do të jenë në spital, të mos u mungojë mësimi.

Kjo nismë u mundëson vogëlushëve të vazhdojnë procesin mësimor edhe gjatë qëndrimit në spital, duke kontribuar në ruajtjen e vazhdimësisë së procesit arsimor dhe mbështetjen psikologjike në këtë periudhë të vështirë për ta.

“Ky angazhim është një shembull i qartë i përkushtimit për të garantuar të drejtën për arsim për çdo fëmijë, edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre. Shëndeti dhe arsimi ecin bashkë, edhe në sfidat më të mëdha”, u shpreh Spaho.

Projekti është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.

Për herë të parë, pjesë e infrastrukturës spitalore janë edhe mjediset dedikuar shkollës për të asistuar ata fëmijë që kalojnë një kohë më të gjatë në spital. Aktualisht, janë hapur dy klasa mësimore, të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë Fondacioni izraelit SASA Setton.

Përmes një stafi të dedikuar mësuesish, në dy klasat, njëra multidisiplinare, ku në fokus është teknologjia dhe tjetra një klasë-studio arti, fëmijëve të shtruar në spital u ofrohet edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës.

/Burimi ATSH

Ambiente të reja për 450 nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Krumë të Hasit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “pas rikonstruksionit të plotë hapet një faqe e re në historinë e gjimnazit…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambiente të reja për 450 nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Krumë të Hasit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “pas rikonstruksionit të plotë hapet një faqe e re në historinë e gjimnazit…