Rakipi: Kodi i ri Penal nuk cenon fjalën e lirë

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, gjatë tryezës së dytë të prezantimit teknik të draftit, dha përgjigje ndaj diskutimeve të ngritura në lidhje me nene të caktuara në draftin e ri.


Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, gjatë tryezës së dytë të prezantimit teknik të draftit, dha përgjigje ndaj diskutimeve të ngritura në lidhje me nene të caktuara në draftin e ri.

Konkretisht, Rakipi u ndal tek neni 563 për ndikimin në pavarësinë e gjykatës, i komentuar se cenon fjalën e lirë të gazetarëve. Sipas Rakipit, nuk ka asnjë tendencë për të prishur ekuilibrin e brishtë ndërmjet fjalës së lirë dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Rakipi tha se kjo dispozitë nuk e lidh çështjen me misionin e gazetarit, por është hartuar për të mbrojtur sistemin e gjyqësorit.

“Dispozita është komentuar gjerë e gjatë dhe është konkluzioni i komandave, dhe konkluzioni i komandave ka qenë si tendencë për të prishur ekuilibrin e brishtë ndërmjet fjalës së lirë dhe pavarësisë së gjyqësorit. Dua të siguroj të gjithë publikun – ku përfshihen dhe gazetarët sigurisht, por jo vetëm këta të fundit – se ligji nuk është bërë për ta, që nuk ka asnjë tendencë të tillë, nuk mund të ketë dhe nuk mund të imagjinohet, kjo lloj tendence do të ishte kriminale.

“Ne jemi të bindur që në proporcionalitetin e interesave publike në këtë çështje prevalon interesi i drejtësisë. Çështjet e fjalës së lirë janë mjaft të ndjeshme dhe gjithmonë ky ekuilibër është prezent. Përmenda përmbajtjen e depozitës, e cila qartazi nuk e lidh këtë çështje me misionin e gazetarit, për të qenë ngushtë tek gazetari.

Kjo çështje lidhet me qëllimin e mbrapshtë, qëllimin e fitimit, dezinformimin, qëllimin për të ndikuar nënshtrimin e gjykatës dhe në thelb me gënjeshtrën. Të gjitha nuk kanë lidhje me misionin e gazetarit prandaj kjo dispozitë nuk u takon atyre”, u shpreh Rakipi.

Rakipi tha se “për të vazhduar me ekuilibrin ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që u jep mbrojtje të veçantë të dy interesave”.

“Sistemi gjyqësor ka nevojë për mbështetje, për mbrojtje dhe kjo duhet demonstruar me masat. Sistemi ynë gjyqësor goditet ditë pas dite. Kjo është e vërtetë! Ai shpesh herë ankohet, shpesh herë jo, shpesh herë paraqitet i aftë për t’u mbrojtur, shpesh herë jo. Unë mendoj se publiku në tërësi, sovrani, që do të thotë ligji, duhet të kenë mekanizma të posaçëm të mbrojnë sistemin gjyqësor nga tendenca për ta nënshtruar”, tha Rakipi.

Sipas Rakipit, sistemi gjyqësor i pavarur është garanci e ushtrimit të kompetencave të tjera.

“Nëse nuk kemi pushtet të pavarur me gjithë mekanizmat e duhur, pushtetet e tjera do të abuzojnë, siç ndodh. Kjo nuk është vetëm çështje shqiptare, por është e përbotshme, sidomos pushteti ekzekutiv ka tendencë të bëjë punë duke anashkaluar rëndësinë e ligjit. Nën këtë pikëpamje është parë kjo gjë”, tha Rakipi.

Rakipi u ndal edhe tek aktet ndërkombëtare ku është bazuar hartimi i këtij neni.

“Konventa ndërkombëtare parashikon detyrimin e shteteve për mbrojtjen e sistemit gjyqësor nga ndërhyrjet e jashtme dhe ndërhyrjet e jashtme nuk janë konsideruar vetëm ato që janë pozitive apo negative, por ndalimi është për çdo ndërhyrje, sepse i mëshohet nevojës së gjyqtarit të pavarur. Parimet e OKB në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit kanë po të njëjtën përmbajtje. Këshilli i Evropës me rekomandimet që jep lidhur me këtë çështje ka vënë theksin dhe interes të posaçëm në lidhje me këtë gjë, sepse është element thelbësor i demokracisë së këtij vendi”, tha Rakipi.

Në këtë pikëpamje, Rakipi shprehu bindjen “që mbrojtja e sistemit nëpërmjet ligjit penal për sa lidhet me ndërhyrjet e asaj cilësie që dispozita, përmban është e nevojshëm dhe e domosdoshme. Grupi i punës ka ruajtur ekuilibrin që çdo e drejtë të ketë mbrojtje të posaçme”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rakipi: Kodi i ri Penal nuk cenon fjalën e lirë

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rakipi: Kodi i ri Penal nuk cenon fjalën e lirë

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të…