Qendra Rinore në Korçë, Muzhaqi: Hapësirë mundësish për të rinjtë

Në qytetin e Korçës u përurua sot Qendra Rinore, ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre.


Në qytetin e Korçës u përurua sot Qendra Rinore, ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre.

Duke e cilësuar një hapësirë e re me plot mundësi për të rinjtë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se “pas një viti pune të përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, bashkisë Korçë bëmë realitet një kërkesë të vetë të rinjve, për një mjedis ku të bëhen bashkë si aktorë të rëndësishëm me projekte dhe ide për komunitetin e tyre”.

“Nga artizanati te trajnimet, nga idetë te projektet në veprim, këtu gjithçka do të jetë e mundur. Sepse rinia e Korçës, meriton një shtëpi ëndrrash dhe idesh”, theksoi Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje, tavolina pingpongu, bilardoje, ambientin e podcast-it, salla ku të rinjtë mund të punojnë në grupe për realizimin e projekteve shkollore e jashtëshkollore.

Bashkia e Korçës ofron edhe të tjera ambiente për të rinjtë, siç është zona sportive e qytetit dhe biblioteka, ndërsa janë të shumta edhe aktivitetet e organizuara që kanë në qendër të rinjtë.

Burimi ATSH

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…