Spiropali: Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti në moshën 89-vjeçare.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti në moshën 89-vjeçare.

Spiropali tha se “Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar”.

“Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. Me personazhet emblematikë që krijoi, Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si një ndër më të mëdhenjtë e kinemasë shqiptare”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Kryeparlamentarja Spiropali tha se “Kuvendi i Shqipërisë nderon sot me respekt të thellë deputetin që shërbeu me përkushtim gjatë dy legjislaturave,1991–1992 dhe 1992–1996, si dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1992–1994. U prehsh në paqe Mjeshtër”.

Regjisori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë sot në moshën 89-vjeçare. Ai la pas një krijimtari të pasur artistike ku filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar.

Në mbi 40 vite krijimtari, Anagnosti realizoi 14 filma artistikë e 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Filma si Lulëkuqet mbi mure, Komisari i dritës, Nëntori i dytë, Duel i heshtur, Përrallë nga e kaluara e shumë të tjerë, mbeten pjesë e kujtesës tonë kolektive.

Burimi ATSH

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…