Dhimitër Anagnosti dhe kapërcimi i kufirit të vdekjes!

“Lexova sot mesazhe dashurie dhe krenarie për regjisorin e mrekullueshëm, emblemën më të shndritshme të kinematografisë shqiptare”


Nga Luan Rama

Lexova sot lajmin e dhimbshëm dhe ripashë fotografinë e mikut të vjetër në media të ndryshme, mesazhe dashurie dhe krenarie për regjisorin e mrekullueshëm, emblemën më të shndritshme të kinematografisë shqiptare dhe menjëherë thashë: Ja një njeri që kapërcen kufirin e vdekjes! Ja një i vdekur i gjallë!

Thashë kështu sepse Anagnosti kaloi një jetë të lumtur dhe shumë pasionante duke krijuar atë që donte, me gjurmën e identitetit të tij dhe një frymë nacionale që spikati kudo.

Kishte fatin e talentit dhe të vullnetit dhe krijoi atë që donte duke menduar gjithnjë për vlerën dhe misionin e artit, edhe pse përmes pengesash dhe një lufte ndaj çenzurës së kohës.

Në jetën efemere ka njerëz që shuhen dhe humbasin në humbëtirën e gjithësisë, ka shpirtra të tjerë që jetojnë dhe pas vdekjes, pasi largimi i tyre i rreziston humbëtirës, pasi vazhdon të jetojë vepra e tyre.

Mugëtira e çastit largohet, lotët, trishtet familjare e shoqërore por vepra vazhdon të shkëlqejë dhe ne shohim e do të shohim gjithnjë përmes saj portretin e tij, do ndjejmë frymën e tij, siç ka ndodhur me artistë të mëdhenj të kinematografisë botërore, siç ndodhi me Ejzeshtainin që adhuronte kur ishte në studimet kinematografike, me Tarkovskin e gjeneratës së tij, Paraxhanovin gjeorgjian, me një Luchino Visconti, Fellini, me të mëdhenjtë e kinematografisë amerikane, angleze, franceze, japoneze, etj. Përmes filmave që shfaqen ne i ndjejmë artistët, ndjejmë pulsimin e shpirtit të tyre artistik. Dhe unë që e kam njohur në Kinostudio vite me rradhë, duke kujtuar ardhjen e tij në Paris dhe prezantimin e filmave në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Georges Pompidou” e rishoh këto çaste pranë kameras, Arriflex-it me të cilën realizoi veprat e tij të shquara, ndjej zhurmën e kameras, 24 kuadro në sekondë, aty ku në dhomën e errët fiksohej magjia e tij, ajo që krijohej jashtë kameras në sheshet e xhirimit dhe dekoret, regjisori dhe aktorët, imazhet e animuara për rikrijimin e jetës dhe historisë në mënyrë besnike e simbolike njëherësh, filma ku gjithnjë do të ndjejmë praninë e tij dhe shëmbullin e krijimit.

Dhimitër Anagnosti e kapërceu kufirin e vdekjes për të mbetur në historinë e artit!

Nën kontroll situata nga reshjet në Vlorë, gatishmëri për përballimin e situatës në Durrës

Strukturat shtetërore në gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e ditëve…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nën kontroll situata nga reshjet në Vlorë, gatishmëri për përballimin e situatës në Durrës

Strukturat shtetërore në gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e ditëve…