Balla: 1300 nxënës mësojnë shqipen në Britaninë e Madhe falë shoqatës “Ardhmëria”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla priti sot në Kuvend drejtuesin e shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.

Gjatë takimit, Balla ka vlerësuar kontributin e shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

“I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar”, shkroi Balla në lidhje me takimin.

Takimi u vlerësua si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe organizatave të diasporës, me fokus të veçantë arsimin, kulturën dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve jashtë vendit.

Burimi ATSH

Von der Leyen: Angazhimet e ndërmarra duhet të vijojnë edhe pas anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna për paketën e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia