BE hap thirrjen për financim të projekteve mjedisore

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njofton hapjen e thirrjes për aplikime nga organizatat e shoqërisë civile, për financim të projekteve mjedisore në kuadër të programit RIVERCLEAN.


Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njofton hapjen e thirrjes për aplikime nga organizatat e shoqërisë civile, për financim të projekteve mjedisore në kuadër të programit RIVERCLEAN.

BE do të financojë projekte që fokusohen në mbështetjen e praktikave të qëndrueshme dhe pa plastikë në zonat e baseneve të lumenjve Ishëm dhe Vjosë.

“Përmes kësaj thirrjeje, janë të disponueshme grante deri në 15,000 euro për projekte që synojnë të reduktojnë ndotjen nga plastika, të promovojnë ndërgjegjësimin mjedisor dhe të nxisin modele të reja menaxhimi të mbetjeve në këto zona të ndjeshme ekologjikisht”, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Afati i aplikimeve është deri në datën 8 shtator 2025.

Organizatat e interesuara mund të mësojnë më shumë dhe të aplikojnë për financim në këtë link: https://milieukontakt.org/call-for-proposal-riverclean

Iniciativa RIVERCLEAN është pjesë e angazhimit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtyre praktikave në nivel lokal.

Lexo më shumë nga

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…