AKBN hap dyert për fëmijët e punonjësve, Balluku: Një ditë e veçantë

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hapi dyert për fëmijët e punonjësve të saj, në një ditë të veçantë kushtuar njohjes me energjinë, mineralet dhe burimet natyrore.


Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hapi dyert për fëmijët e punonjësve të saj, në një ditë të veçantë kushtuar njohjes me energjinë, mineralet dhe burimet natyrore.

Vogëlushët patën mundësinë të mësojnë, por edhe të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme edukative e argëtuese.

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau disa momente nga kjo vizitë, duke e cilësuar atë si një ditë të veçantë, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre.

“Inxhinierët e vegjël të AKBN-së. Një ditë ndryshe, në një prej institucioneve tona, i cili hapi dyert për të mirëpritur fëmijët e punonjësve, duke iu krijuar mundësinë atyre për të mësuar plot gjëra të reja për energjinë, mineralet dhe burimet natyrore, por edhe për t’u argëtuar. Një ditë e veçantë jo vetëm për të vegjlit, por edhe prindërit e tyre”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, në fokus ekonomia, siguria dhe integrimi në BE

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, në fokus ekonomia, siguria dhe integrimi në BE

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si…