Rama: Ndryshimet e reja ligjore, përafrim 100% me direktivat e BE-së për trajtimin e mbetjeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot “projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve merr përsipër të përafrojë direktivat e BE-së 100% me legjislacionin shqiptar”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot “projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve merr përsipër të përafrojë direktivat e BE-së 100% me legjislacionin shqiptar”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi për reformën në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve përmes një pakete të dedikuar ndërhyrjesh ligjore dhe investimesh, Kryeministri Edi Rama tha se “një tjetër nevojë e krijuar është rishikimi i strategjisë kombëtare dhe i masterplanit për investimet për ndarjen në burim, për riciklimin, për tarifat sipas standardeve të BE-së”.

“Këto janë pikat kyçe të hapave që do ndërmarrim në aspektin ligjor dhe në aspektin e masave me akte nënligjore në mënyrë që të ecim edhe falë një tjetër projektligji, atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve për të harmonizuar legjislacionin tonë me kapitullin e 27 që përmbledh legjislacioni europian për të fuqizuar sistemin kombëtar me ndarjen e qartë të përgjegjësive mes institucioneve, bashkive, privatëve për të përcaktuar hierarkinë nga parandalimi tek ripërdorimi, riciklimi, rekuperimi ,asgjësimi për të futur edhe instrumentet ekonomikë të munguar dhe për të krijuar fondin e ekonomisë së mbetjeve dhe kështu me radhë”, nënvizoi Rama.

Por, vijoi Rama, kryefjala e këtij procesi është nga njëra anë marrja në zotërim e përgjegjësisë për trajtimin e mbetjeve si një përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe nga ana tjetër marrja e përgjegjësisë në të gjitha nivelet për gjithë procesin e riciklimit të mbetjeve deri në asgjësimin e tyre për të gjithë ato kategori që thashë.

Kryeministri Rama theksoi se “pa këto dy hapa rruga jonë për sa i përket kapitullit të negociatave lidhur me mjedisin është një rrugë që nuk ka dalje”.

“Natyrisht ka edhe hapa të tjerë, por këto dy hapa janë kryesore dhe janë themelore. Duke filluar nga vendosja në kornizën ligjore dhe duke vazhduar me të gjitha fazat dhe me të gjitha përgjegjësitë e implementimit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…