Rama: Do largohen të gjitha varrezat e makinave në territor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit”


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi për reformën në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve përmes një pakete të dedikuar ndërhyrjesh ligjore dhe investimesh, Kryeministri Edi Rama tha se “nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme nëse në mbajtjen pastër të vendit dhe të plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime të dukshme dhe në trajtimin e mbetjeve, kemi bërë përparime domethënëse në raport nga filloi kjo punë që s’kishte asnjë lloj lidhje me fjalën trajtim mbetjesh”.

“Jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve në raport me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen ambalazhet plastike, letrat, qelqi, pajisjet elektrike, elektronike, bateritë, automjetet në fund të jetës. Jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyre varrezave”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se “jemi një vend që s’ka akoma asnjë detyrim për raportim dhe financim nga prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me këtë që thashë, trajtimin, çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, kur kryejnë misionin e tyre si pajisje elektrike apo si bateri apo si automjete”.

“Kështu që për këtë kemi përsëri një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…