Rama: Çështja e mjedisit, pjesa më e vështirë e procesit të transformimit të vendit

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pjesa e mjedisit është sfida e sfidave në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pjesa e mjedisit është sfida e sfidave në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë prezantimit të Reformës së Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, Rama theksoi se kjo është pjesa më e vështirë e gjithë procesit të transformimit të vendit.

“Edhe eksperienca e vendeve të tjera që na kanë pararendur në rrugën e anëtarësimit e tregon qartë që pjesa më e vështirë e gjithë procesit të transformimit të vendit ka qenë edhe për ato pjesa e mjedisit. Sepse në fund të ditës procesi i anëtarësimit është edhe transformim dhe ky është edhe impakti më i rëndësishëm dhe vlera më e madhe e shtuar e këtij procesi”, u shpreh Rama.

Duke vlerësuar ecurinë të këtyre viteve, Rama u shpreh se “kemi shumë arsye për të qenë krenarë për çfarë kemi bërë, por kemi shumë arsye për të qenë të shqetësuar se sa i madh është mali për t’u kapërcyer deri në fund të kësaj dekade, që përkon edhe me mandatin tonë të katërt”.

“Është një mal shumë i madh për t’u kapërcyer pikërisht sepse nuk është një mision që mund ta përmbushë qeveria e ndarë nga pushteti vendor, pushteti vendor i ndarë nga qeveria dhe shteti i ndarë nga qytetarët”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “duhet një vetëdijësim i madh në radhë të parë në nivelin e të gjithë atyre që kanë lidhje të drejtpërdrejtë për shkak të detyrës me mbetjet”.

“Duhet një përkushtim i madh dhe duhet një organizim jashtëzakonisht i ndërlikuar për t’i përfshirë të gjithë në këtë proces, sepse pa këtë ky proces nuk del dot matanë dhe Shqipëria nuk ia del dot të përmbushë detyrimin ndaj vetvetes në radhë të parë. Të gjitha këto janë etapa që përcaktohen në rrugën e anëtarësimit, por janë përfitim i drejtpërdrejtë i vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Nuk janë përfitim i drejtpërdrejtë i vendeve të BE-së dhe popujve të tyre”, shtoi Rama.

Sipas tij, “këto janë hapa që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe cilësisë së mjedisit në territorin e vendit tonë”.

“Për këto arsye është shumë e rëndësishme që të rrisim nivelin e motivimit dhe të rrisim nivelin e performancës në të gjitha hallkat e këtij zinxhiri, në të gjitha bashkitë sepse aty është baza, dhe në të gjitha nivelet që shtrihen nga nivelet e qeverisjes qendrore deri tek nivelet e sipërmarrjes së madhe e të vogël, ku patjetër duhet të bëjmë çmos të përfshijmë edhe institucionet e tjera duke nisur nga shkollat”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…