Manastirliu: Bazat e inteligjencës artificiale në kurrikulën shkollore

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Isa Boletini”, në Paskuqan, ku po vijon edhe shpërndarja e librave falas, një lehtësi për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.


Ky vit i ri shkollor do të sjellë një tjetër risi në arsim, ku për herë të parë nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale, me kurrikulën e re të TIK, teksa vijojnë investimet për zgjerimin e rrjetit të laboratorëve inteligjentë në shkolla.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Isa Boletini”, në Paskuqan, ku po vijon edhe shpërndarja e librave falas, një lehtësi për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ministrja Manastirliu u shpreh se në total janë rreth 236 mijë nxënës, të cilët mbështeten çdo vit përmes programit “Tekste falas”.

“Jemi duke punuar për shpërndarjen e teksteve falas për të gjitha nivelet e arsimit bazë por edhe për gjimnazet, ku janë rreth 12 500 nxënës të gjimnazeve. Në total janë rreth 236 mijë nxënës të cilët mbështeten përmes programit ‘Tekste falas’ çdo vit”, tha ajo.

Ministrja theksoi se përgjatë vitit 2026 do të ketë më shumë se 600 shkolla që do të pajisen me laboratorë smart, kjo me synim zhvillimin e aftësive digjitale te fëmijët.

“Prej tre vitesh ne kemi nisur një program të TIK që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike ne kemi mundur që përgjatë vitit që lamë pas, por edhe duke vijuar në këtë vit të kemi një ndjekje në kohë reale të arritjeve të nxënësve që mësojnë kodimin. Kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të kodojnë, por nga ana tjetër kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta, e cila për herë të parë do të sjelli bazat e njohurive për inteligjencën artificiale”, tha Manastirliu.

Burimi ATSH

Bujar Qesja – Gazetari që shkruan për qytetin e tij

Bujari është një gazetar që nuk kërkon vëmendje për veten por ua dhuron atë të tjerëve: njerëzve të thjeshtë, profesionistëve…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bujar Qesja – Gazetari që shkruan për qytetin e tij

Bujari është një gazetar që nuk kërkon vëmendje për veten por ua dhuron atë të tjerëve: njerëzve të thjeshtë, profesionistëve…