Denaj: Agroindustria u rrit me 12,3% në gjysmën e parë të vitit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi se agroindustria shqiptare ka shënuar një rritje prej 12,3% gjatë periudhës janar-qershor 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.


Agroindustria shënoi një rritje të fortë të prodhimit dhe eksporteve në gjysmën e parë të vitit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi se agroindustria shqiptare ka shënuar një rritje prej 12,3% gjatë periudhës janar-qershor 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

“Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, duke dëshmuar qartë potencialin në rritje të këtij sektori”, tha Denaj.

Ministrja vuri theksin në strategjinë mbështetëse të qeverisë për zhvillimin e këtij sektori.

“Politikat mbështetëse janë të orientuara drejt forcimit të agroindustrisë si pjesë kyçe të eksporteve bujqësore, me qëllimin që ajo të shndërrohet në motor të fuqishëm të zhvillimit rural dhe ekonomik në vend”, theksoi Denaj.

Sipas statistikave të INSTAT, eksportet totale agrobujqësore për vitin 2024 shënuan rritje të konsiderueshme në sasi me rreth 21%. Kjo tregon një trend rritës dhe të qëndrueshëm në sektor.

Agroindustria është industria që merret me prodhimin masiv të produkteve bujqësore, ku pjesën më të madhe të bizneseve në agroindustri e përbëjnë përpunuesit e miellit, të prodhimit të qumështit, të vajit, verës, mishit, etj.

Sektori i agroindustrisë në Shqipëri ka potencial të madh zhvillimi.

Vitet e fundit, rritja e investimeve falë mbështetjes me subvencione dhe skema për lehtësimin e financimit, ka shtuar numrin e bizneseve në sektorin agroindustrial duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.

Qeveria subvencionon prodhimin bujqësor në shkallë të gjerë dhe veçanërisht në produkte me potencial, si prodhimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër, duke nxitur rritjen e konkurrueshmërisë së agroindustrisë në treg dhe madje të eksportojë produktet e veta në tregje elitare.

Burimi ATSH

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…