Studimet në Akademinë e FA-së, Vengu: Afat deri në 29 gusht për dorëzimin e dokumentacionit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kujtoi sot se deri në datën 29 gusht është afati i dorëzimit të dokumentacionit për këdo që do të aplikojë për të ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kujtoi sot se deri në datën 29 gusht është afati i dorëzimit të dokumentacionit për këdo që do të aplikojë për të ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë kandidatë për të ndjekur studimet për përgatitjen e oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2025 – 2026, për 60 të drejta studimi.

Ministri Vengu ftoi të aplikojnë të gjithë ata që duan të provojnë sfidën dhe nderin e uniformës.

“Forcat e Armatosura hapin dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, deri në moshën 29 vjeç. Ushtarë detarë, ajrorë, aktivë. Periudha e rekrutimit: 20 tetor – 31 dhjetor 2025. Afati për dorëzimin e dokumentacionit: 29 gusht 2025”, bëri të ditur ministri Vengu.

Kursi i Përgatitjes së Oficerit, sipas ministrit Vengu përfshin 60 kuota studimi në kursin përgatitor 9-mujor të Akademisë së Forcave të Armatosura 2025–2026 në fusha të tilla si
mjekësi, inxhinieri, ndërlidhje, logjistikë, këmbësori e shumë specialitete të tjera.

Konkretisht sipas specialiteteve ofrohen: Ndërlidhje 15 Kuota (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, Kompjuterike, Mirëmbajtje rrjeti dhe Programim); Logjistikë 7 kuota (Fakulteti Ekonomik, Financë, Menaxhim); Inxhinieri 10 kuota (Gjeodezi, Mekanikë, Transport); Xhenio/Infrastrukturë 5 kuota (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit); Mjekësi 3 kuota, (Mjekësi e përgjithshme); Shkenca mjekësore 2 kuota; Kimi 5 kuota (ushqimore, industriale); Këmbësori 13 kuota, (Diplomë bachelor në fusha të tjera).

/Burimi ATSH

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…