Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri

Këto projekte pritet të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe transportin e qëndrueshëm në vend.


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se viti 2026 do të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit hekurudhor në Shqipëri, me disa projekte të reja që do të financohen nga fondet e Hekurudhës Shqiptare.

“Gjatë vitit 2026 do të kemi mundësi t’i japim jetë projekteve të reja, që nuk janë të bazuara në fondet e donarorëve pasi Hekurudha Shqiptare tashmë do të mbaj një peshë zhvilluese të projekteve” u shpreh Balluku, gjatë inspektimit të kantierit të hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës, ku po punohet për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore.

Balluku veçoi në kuadër të këtyre projekteve: Hekurudhën e Kombit, që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si pjesë e një linje strategjike Kosovë–Shqipëri.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Vlorë – Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, përbën një investim tjetër të rëndësishëm për lehtësimin e transportit drejt dhe nga aeroporti i ri.

Rivitalizimi i linjës Rrogozhinë – Fier – Vlorë do të jetë një tjetër projekt për të përmirësuar lëvizjen rajonale dhe integrimin me projektet e reja.

Ministrja theksoi se këto investime synojnë të modernizojnë infrastrukturën hekurudhore, të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojnë lidhjet me vendet e rajonit, veçanërisht me Kosovën, teksa theksoi se “dallëndyshja e parë do të jetë hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës”.

Këto projekte pritet të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe transportin e qëndrueshëm në vend.

Burimi ATSH

Ansambli nga Korça përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Kulturave të Botës në Francë

Korça u përfaqësua me dinjitet në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar “Festival des Cultures du Monde” në Chambéry të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ansambli nga Korça përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Kulturave të Botës në Francë

Korça u përfaqësua me dinjitet në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar “Festival des Cultures du Monde” në Chambéry të…